Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria pret që inflacioni të frenohet

Foto: Pexels

Sipas të dhënave të fundit, inflacioni është rreth 19 për qind në bazë vjetore, njoftoi për Nova Tv, Ministri në detyrë i Ekonomisë, Nikolla Stojanov. Ai nuk pret një rritje më të madhe të inflacionit deri në fund të vitit. Ai beson se pas masave të marra nga qeveria, çmimi i rrymë elektrike nuk do të rritet, dhe do të lirohen edhe karburantet e tjera.

Stojanov tha se ai mbështet pa kushte sanksionet ekonomike kundër Rusisë, por theksoi se ekonomia bullgare është një nga më të varurit në BE nga Rusia. Ministri u shpreh kategorik se për momentin vendi nuk blen në asnjë mënyrë gaz rus nga “Gazprom”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mungesa e energjisë elektrike pritet në fillim të vitit të ardhshëm

Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..

botuar më 24-11-21 6.31.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova: “Për shkak të ndryshimeve në Kushtetutë nuk mund të zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor”

Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...

botuar më 24-11-21 4.56.MD

Mësuesit janë gati për grevë, kërkojnë rritje të pagave

Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..

botuar më 24-11-21 3.18.MD