Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje – 5°. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore do të ketë ngrica të lehta. Era e ftohtë veriperëndimore do të mbajë temperaturat nga 16 deri në 21° gjatë ditës, deri në 16° në Sofje. Do të jetë i vranët me reshje shiu kryesisht në zonat malore.
Mbi Detin e Zi do të mbajë vranësira me reshje në veri. Temperaturat maksimale do të jenë 20-21°. Uji i detit në veri të Kepit Emine do të jetë 14-16°, kurse në jug deri në 23°. Lëvizja e detit do të jetë 2 ballë.
Mbi male do të mbajë vranësira dhe reshje shiu, mbi 1700 m do të bjerë borë. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë deri në 9°, në 2000 m - rreth 2°.
Temperaturat ditën e enjte do të pësojnë rënie me 2-3°.
Paraditen e së premtes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në fusha, lugina dhe përreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4°, në Sofje rreth 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira..
Në një konferencë të jashtëzakonshme në Këshillin e Ministrave, zëvendëskryeministri dhe ministër i inovacionit dhe rritjes Tomisllav Donçev njoftoi se javën e ardhshme qeveria do të njoftojë se cilët nga projektet në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes..
Para fillimit të Samitit të jashtëzakonshëm të BE-së, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se Bullgaria do të propozojë që fondet e pashpenzuara dhe të paabsorbuara nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, të shfrytëzohen për mbrojtje..
Në “Asics Arena” në Sofje do të mbahet sot turneu “Ti je fituesi”. Ngjarja mbahet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe është për një qëllim..
Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave..
Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria..