Arrow është një trio e përbërë nga muzikantë shumë të rinj, të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Muzikës “Ljubomir Pipkov”. Valeria Vasilenko - vokaliste në grup, është një pianiste, vajza e mësuesve dhe ekzekutuesve të famshëm, e cila megjithatë zgjodhi muzikën pop dhe xhaz si fushën e saj të performancës. Bashkë me të janë Aleksandër Ivanov – bateri (gjithashtu kitara dhe tastiera), autor i aranzhimit të këngës, si dhe Bojan Manollov – bas. New York është albumi i tyre të parë mini. Kënga i kushtohet ëndrrës së tyre - të shkojnë në “kryeqytetin e xhazit” dhe të luajnë në Times Square... Të tre janë bashkautor të muzikës, Valeria dhe Bojan janë autor të tekstit. Le t’i urojmë që kjo ëndërr të realizohet dhe një ditë të jenë në sheshin emblematik, mirë po para kësaj - të pushtojnë renditjen bullgare.
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...