Në një fjalim televiziv, udhëheqësi rus Vlladimir Putin mbështeti vendimin “spontan” të separatistëve në territoret e pushtuara ukrainase për të mbajtur referendume për bashkimin me Rusinë. Putin shpalli një mobilizim të pjesshëm ushtarak prej 300 000 rezervistësh për luftën në Ukrainë dhe kërcënoi se Rusia është gati të shfrytëzojë armë bërthamore në luftë. Kremlini njoftoi gjithashtu një mobilizim për kompleksin industrial ushtarak rus.
Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg shkroi në Twitter: “Referendumet e rreme nuk kanë legjitimitet dhe nuk ndryshojnë natyrën e luftës agresive të Rusisë kundër Ukrainës”.
Diplomati i parë i BE-së, Josep Borrell, tha se Brukseli nuk do t’i njohë rezultatet e referendumeve. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan tha se Uashingtoni i kundërshton pa mëdyshje këto referendume.
Presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi Rusinë për imperializëm. Ai i përshkroi planet për votime në territoret ku po zhvillohet lufta si një “parodi”.
Kancelari gjerman Olaf Scholz komentoi se “ambiciet perandorake” të Presidentit rus Vlladimir Putin mund të çojnë në kolapsin e Ukrainës dhe Rusisë nëse Putin nuk pranon se nuk mund ta fitojë luftën.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..