“Arti është një gënjeshtër, por kjo gënjeshtër na mëson sesi të arrijmë deri tek e vërteta”- këto fjalë të Pikasos sikurse janë përkthimi universal i përpjekjeve të të gjithë artistëve nëpër botë. Kërkimi i “së vërtetës” për një botë më të mirë, për ndërtimin e një skene më të bukur e të shëndoshë, në të cilën çdo një prej nesh të marrë rolin e vet më të përshtatshëm në pjesën “Jetë” është prijëse për artin drejtues modern. Sot ju tregojmë për një festival të vogël, i cili tanimë dhjetë vjet punon për ndryshimin e shoqërisë së Vjenës dhe të vështrimit mbi emigrantët aty. WIENWOCHE ose “Java e Vjenës” është një ngjarje kulturore, e cila eksperimenton me bashkimin e praktikave krijuese dhe aktivizimit. Sipas traditës, që nga viti 2012 WIENWOCHE zhvillohet çdo vit gjatë muajit shtator, kurse Bullgaria del se është një pjesë e rëndësishme nga historia e tij. Pas një konkursi të hapur programi i katër edicioneve të para të festivalit i është ngarkuar një ekipi prej 3 artistëve - bullgareve Petja Dimitrova dhe Radostina Patullova dhe kolegut të tyre me një prejardhje turke Kan Gjullsy.
“Festivali është themeluar gjatë vitit 2011. Ideja kryesore është se ai është antisemit, antihomofobik, antiracist, antifeminist -në përgjithësi, mungesa e ndonjë diskriminimi personal apo social është prijës. Ai është një festival i vogël lokal në skenën alternative, por u jep mundësi artistëve, të cilët nuk kanë shumë përvojë dhe njohje në skenën kulturore austriake të vazhdojnë të zhvillohen”-tregon posaçërisht për Radio Bullgarinë nga kryeqyteti austriak Petja Dimitrova.
Vet ajo e njeh shumë mirë rrugën, të cilën e kalon një artist në një shtet të huaj e të panjohur për të. E lindur gjatë vitit 1972, bullgarja pohon se është nga ai brez, i cili është rritur në realitetin socialist me ëndrrën për jetë në botën e lirë perëndimore. Kategorikisht kundër arratisjes së paligjshme, Petja mbeti në atdheun e saj deri në fillim të viteve '90 të shekullit të 20-të dhe si studente në Akademinë Kombëtare të Arteve shfrytëzon lidhjet e vendosura gjatë asaj kohe midis Austrisë dhe Bullgarisë dhe e përfundon arsimin e saj të lartë në Akademinë e Arteve të Bukura të Vjenës. Pjesa tjetër është një histori në territorin austriak. Dhe pavarësisht se për të Vjena nuk është një zgjedhje fillestare dhe e qëllimshme, por një mundësi e kohës, vendi rezulton të jetë rruga e duhur që po vazhdon tani e njëzet vjet.Dhe arsyeja është shumë e thjeshtë:
“Jeta - thotë Petja. - Njeriu vendoset, krijon miq, rreth, një rrjet prej kontakteve të punës dhe jo në vend të fundit një standard më të mirë për të jetuar, të cilin më përpara si një vajzë nga një familje e mesme statistikore nuk e kam pasur. Në Austri ka një diasporë shumë të madhe bullgare - përpara vitit 89 ajo është politike, pas ndryshimeve - nomenklature, po kështu edhe punonjëse e studentore. Shumë nga kolegët e mi dhe të njohurit u kthyen në Bullgari. Unë nuk e kisha këtë mundësi dhe e vazhdova jetën time këtu”.
Petja kthehet në Bullgari çdo verë dhe me një kënaqësi pranon ftesën për një punë të përbashkët me artistë në atdheun. Pjesa kryesore e punës së saj është analiza e proceseve socio-politike dhe ndriçimi i njerëzve nga shoqëria që po përpiqen ta ndryshojnë atë - gjithçka është e kombinuar në vetvete dhe në festivalin WIENWOCHE. Sivjet ai bahet midis 16 dhe 25 shtator në vende të ndryshme në Vjenë dhe përfshin ekspozita të shumta, panele diskutimi, dhe ngjarje të tjera, me pjesëmarrjen dhe të artistëve të shumtë bullgarë. Petja Dimitrova është një prej tyre me punën e vet Doing the dirty Work, në partneritet me Violeta Ivanovën. “Tanimë 10 vjet ideja ekziston, që flet se, shfaqje të këtij lloji janë sinjale të rëndësishme dhe luftë për një ripërcaktimi i shoqërisë dhe ndryshim i kualifikimeve të të gjithë anëtarëve të saj, veçanërisht të emigrantëve”, thotë bullgarja.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkivi personal
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..