Një nga dy njësitë operative të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”, blloku i gjashtë, do të ndalojë së punuari më 24 shtator për mirëmbajtjen e planifikuar vjetore. Do të rimbushet reaktori me karburant të freskët bërthamor, do të kryhet mirëmbajtja e pajisjeve, testim dhe inspektim. Nga centrali njoftojnë se janë të siguruara të gjitha pjesët e nevojshme të këmbimit për riparimin e bllokut, i cili është i dizajnit rus, si dhe personeli i nevojshëm i kualifikuar. Renovimi i planifikuar vjetor i bllokut të gjashtë pritet të zgjatet deri në fund të tetorit.
Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e një fabrike të re të teknologjisë së lartë të koncernit gjerman “Rheinmetall”, me ftesë të drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Armin Papperger. Fabrika, e vendosur në Unterljus, në provincën e Saksonisë së..
Qeveria vendosi të rrisë kapitalin e Bankës Bullgare për Zhvillim me 4 miliardë leva (mbi 2 miliardë euro). Këto fonde do të investohen në zona të reja industriale, në ndërtimin e një rrjeti të ri ujësjellës dhe kanalizimesh, si dhe në sektorin e..
Qeveria miratoi rritjen e buxhetit të Ministrisë së Energjetikës me 1.5 miliardë leva (770 milionë euro), njoftoi ministri Zheço Stankov pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Fondet janë të destinuara për ndërtimin e blloqeve 7 dhe 8 me reaktorë AP..
Natën moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të mërkurën do të jetë me diell. Do të ketë re të shpërndara të larta mbi rajonet..
Paga minimale do të jetë 1213 leva (620.20 euro) duke filluar nga 1 janari 2026. Shuma e saj do të rritet me 12.6%, ose me 136 leva, krahasuar me..
Gjatë dy inspektimeve të veçanta më 22 gusht 2025, u sekuestruan sende ari dhe argjendi të kontrabanduara me një vlerë totale prej 313 946 leva (mbi..