Presidenti Rumen Radev me një postim në Facebook uroi shpalljen e Pavarësisë së Bullgarisë.
“114 vjet më parë, paraardhësit tanë hodhën poshtë çdo pretendim se Bullgaria mund t’i nënshtrohej kujtdo. Se zhvillimi ynë kombëtar, jeta publike dhe kultura mund të jenë peng i vullnetit të dikujt tjetër... Mësimi i madh i vitit 1908 është se i vetmi shprehës legjitim i vullnetit të popullit mund dhe duhet të jetë shteti bullgar. Është detyrë e jona të kujtojmë se Pavarësia nuk është akt i njëhershëm dhe çdo gjeneratë duhet ta mbrojë atë nga cenimet e jashtme dhe të brendshme”, shkroi kreu i shtetit.
Manifestimet festive filluan me liturgji solemne në Kishën “Shën 40 Dëshmorët” në Veliko Tërnovo, ku u lexua manifesti për Pavarësinë. Për festën në tempull u sollën një pjesë e lipsaneve të Shën Ivan Rillsi, i cili konsiderohet mbrojtësi i Bullgarisë. Pavarësia është një festë e madhe dhe domethënëse, sepse Bullgaria ruan dinjitetin e saj, theksoi Mitropoliti i Veliko Tërnovos Grigorij. “Të gjithë bullgarët duhet të kenë kujdes se si e mbrojnë pavarësinë, sepse ky është thesari ynë më i çmuar, sepse kjo pavarësi duhet të mbrohet çdo ditë”, theksoi peshkopi.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..