Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një person me Covid të konfirmuar vdiq gjatë 24 orëve të fundit

Foto: Pixabay

188 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u ulën me 81 nga një ditë më parë. 66 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit. 14.9 për qind e 1261 testeve të kryera ishin pozitive, krahasuar me 14.6 për qind të treguesit të premten, sipas portalit coronavirus.bg.

Të sëmurët aktiv të regjistruar u rritën me 166 në 9462. Në baza javore, të hënën ka një rënie të të sëmurëve aktiv të regjistruar me 792. Në spitale janë shtruar 12 të infektuar. 11 prej tyre ose 91.7 për qind nuk ​​kanë vaksina kundër koronavirusit.

Të shtruarit në spital u rritën me 2 në 484. Në terapi intensive janë 28 të infektuar.

Një person me Covid të konfirmuar, i cili nuk kishte imunizim, vdiq gjatë 24 orëve të fundit. U shëruan 21 veta.

Të dielën u bënë 59 vaksina.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 17°C. Në Sofje do të jenë 10°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht me diell. Mbi Bullgarinë Lindore vranësirat do të jenë të dendura dhe pasdite, në disa zona, do të ketë reshje..

botuar më 25-06-13 7.35.MD
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Komunikacionit Grozdan Karaxhov

Bullgaria do të blejë 20 trena pasagjerësh që punojnë me biodizel

Ministria e Transportit planifikon të blejë 20 trena pasagjerësh që punojnë me biodizel. Ata do të plotësojnë kërkesat për lëvizshmëri të dyfishtë, pasi mund të furnizohen edhe me naftë të rregullt. Kjo u tha nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i..

botuar më 25-06-13 6.09.MD
Rosen Zheljazkov (majtas) dhe Christian Stocker

Kryeministri Rosen Zheljazkov: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit kërcënon sigurinë e të gjithë rajonit

Konflikti ushtarak midis Izraelit dhe Iranit kërcënon sigurinë e të gjithë rajonit, tha Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov dhe shprehu shpresën se nuk do të ketë më përplasje në shkallë të plotë. "Sepse tjetra do të thotë një luftë vërtet..

botuar më 25-06-13 4.54.MD