"Ruajtja e stabilitetit në vendet e Ballkanit Perëndimor, së bashku me promovimin e perspektivës së tyre evropiane dhe orientimit euroatlantik, janë prioritet për Bullgarinë. Vendi ynë mbështet përpjekjet e autoriteteve të Bosnjë-Hercegovinës për të vazhduar zbatimin e reformave në rrugën drejt BE-së dhe në kuadër të integrimeve euroatlantike". Kështu tha ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov pas takimit me kolegun e tij Sifet Podzic në Sarajevë. Ai theksoi se Bullgaria është e gatshme të vazhdojë pjesëmarrjen e saj në operacionin e BE-së "Altea", i cili është kyç për sigurinë e Bosnjë-Hercegovinës, dhe nëse është e nevojshme të marrë komandën e saj.
Vendi ynë mori pjesë në operacion me 118 ushtarakë dhe është gati të shtojë numrin e tyre.Një kompani produksioni bullgar do të ndërtojë një qendër të re kinematografike për 15 milionë euro në zonën industriale Bozhurishte pranë kryeqytetit, në një sipërfaqe prej mbi 30 mijë metrash katrorë. Kontrata për shitblerjen e fushës do të..
Sot, 7 nëntor, ekspedita e 33-të polare bullgare niset nga Varna për në Antarktidë. Për të tretin vit radhazi, eksploruesit tanë polare do të lundrojnë drejt kontinentit të akullit me anijen kërkimore ushtarake bullgare “Shenjtorët Kirili dhe Metodi”...
Të enjten do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° deri në 17°, në Sofje rreth..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..
Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA...
Protesta para Teatrit Popullor ishte shpallur paraprakisht dhe me këtë rast u angazhuan mbi 60 nëpunës të rendit publik për të ruajtur teatrin. Ministri në..