Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme për shkak të presionit migrator në rajonet e Burgasit, Jambolit dhe Haskovos do të zgjatet. Ajo u shpall më 23 shtator dhe do të vazhdojë për shkak të riparimeve urgjente të rrugëve pyjore. Në Jamboll, zëvendëskryesekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, kryekomisioneri Stanimir Stanev, theksoi se rrugët në zonën kufitare kanë vite të tëra që nuk janë mirëmbajtur. Ministria e Brendshme ka marrë masat e nevojshme për t'u përballur me problemet, me qëllim që të mos dërgohen oficerë të tepërt nga Policia Kombëtare dhe Xhandarmëria, por të përdoren brenda vendit, theksoi Stanev.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..