Anija “Vera Su”, e cila rreth një vit më parë u rrëzua në zonën e “Jajllata”, del sërish në ankand me çmim më të ulët, pasi sot nuk u shfaq asnjë ofertues për ta blerë. Kështu ka thënë kapiteni Valentin Ençev, drejtor i “Administratës Detare” në Varna, cituar nga BTA. Për tenderin e sotëm të shpallur nga Departamenti i Transportit është shpallur çmimi fillestar prej 460 mijë dollarësh amerikanë pa TVSH.
Anija me flamurin panamez, me mbi 3000 ton plehra azotike, u rrëzua pranë zonës së mbrojtur "Jajllata" më 20 shtator 2021 dhe u tërhoq më 26 tetor 2021. Për operacionin e tërheqjes së “Vera Su”, shteti bullgar pagoi mbi 1.4 milionë euro.
Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët..
Metalurgjia, industria e rëndë dhe minerare janë një pjesë e pakthyeshme e zhvillimit të plotë ekonomik të Evropës. Këtë e tha presidenti Rumen Radev me rastin e Ditës së Metalurgut, e cila u shënua në Sofje nën patronazhin e kreut të shtetit. Këtu..
Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 2°. Gjatë ditës do të jetë me diell...
Ditën e premte do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Në Detin..
Një kompani produksioni bullgar do të ndërtojë një qendër të re kinematografike për 15 milionë euro në zonën industriale Bozhurishte pranë kryeqytetit,..
2.5% është përpjekja e nevojshme që vendi ynë duhet të bëjë në shpenzimet e mbrojtjes, tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Së bashku me..