Nësedo të realizohen parashikimet e analistëve për një pjesëmarrje të ulët rekord në votim do të mësojmë në fund të ditës së sotme të zgjedhjeve. Për herë të katërt në më pak se dy vjet, jemi përballë kutive të votimit në përpjekje për të zgjedhur një përfaqësi politike adekuate për situatën në vend. Situata e ndërlikuar gjeopolitike vë një përgjegjësi shtesë mbi supet e bullgarit, i cili është i lodhur nga krizat dhe zgjedhjet e vazhdueshme.
“Fushata ishte jashtëzakonisht e plogësht, dhe mesazhet e dërguara nga partitë nuk ishin adekuate për situatën. Prandaj, çështja e përgjithshme ka të bëjë me besimin në institucionet dhe sistemin politik në tërësi”, i ka përmbledhur BNR-së politologu Atanas Radev. Sipas tij, politikanët nuk arritën të zhvillojnë një debat për thelbin e ideve, koncepteve dhe prioriteteve strategjike. “Nuk jam optimist për aktivitetin zgjedhor, duke pasur parasysh fushatën e përgjithshme”, shtoi ai.
Votimit të sotëm i parapriu një fushatë zgjedhore jointeresante, në të cilën votuesi mezi gjente ide racionale për zgjidhjen e krizës ekonomike dhe të gazit në prag të muajve të dimrit të ardhshëm. Prandaj, ftohja e entuziazmit të votuesve është një gjë e natyrshme.
“Kemi vështirësi për shkak të mungesës së një ideje të re që do të entuziazmojë publikun” - mendon politologu Prof. Antonij Todorov. Në këtë situatë, vota e blerë mund të jetë vendimtare.
“Problemi nuk është i djeshëm. Fatkeqësisht, ne shpesh fokusohemi më shumë tek ata që shesin votën e tyre dhe më pak tek ata që shkojnë të blejnë. Fijet duhet të zbërthehen. Sepse shpesh ka njerëz të dëshpëruar që duke e ditur se askush nuk do të bëjë asgjë për ta, shesin votën e tyre. Ndërmjetësuesit e votave janë më të rrezikshmit. Policia duket se po bën jo pak, si në zgjedhjet e mëparshme, por derisa të bëhet përpjekje për të pastruar politikën nga kjo logjikë kundërproduktive e tregut, që sjell në Kuvendin Popullor njerëz që nuk duan të bëjnë politikë, por biznes të vet, pra blerja dhe shitja e votave do të vazhdojë.”
Në ditën e sotme zgjedhore është e rëndësishme pyetja se kush do të dalë i pari, “por më e rëndësishme është çështja se kush do të mund të formojë një shumicë qeveritare”, mendon politologu.
“Partitë janë të detyruara të krijojnë një parlament funksional, të formojnë një qeveri, por në këtë moment gjithçka duket se është në ekuilibër, për fat të keq”, thekson politologia Maraja Cvetkova për BNR Vidin. Shpresa e saj është që pjesëmarrja në votim nuk do të jetë e ulët.
“Mirëpo, shpresa po më shuhet pak sepse shoh që edhe një herë nuk arritën të mobilizojnë qytetarët ashtu siç duhet. Në të vërtetë, njerëzit nuk kanë besim. Ne, politologët, po e kemi gjithnjë e më të vështirë t’i motivojmë ata të dalin dhe të votojnë. Motivimi më i mirë që mund të jap është që nëse nuk votohet, situata mbetet e njëjtë. Ky nuk është një dënim për politikanët.”
Një situatë e ndërlikuar politike, në të cilën përgjegjësia është sërish në duart e sovranit, i cili sorollatet në preferencat e tij në kërkim të “shpëtimit”. Sondazhet sociologjike në prag të votimit raportuan shqetësim të shtuar në lidhje me mirëqenien materiale personale. 61 për qind e bullgarëve të anketuar besojnë se situata në vendin tonë do të përkeqësohet në një vit të ardhshëm. Gati 40 për qind pohojnë se në muajt e ardhshëm do të duhet të kursejnë në ngrohje dhe ushqim. Së bashku me këtë, frika për një luftë botërore në dy vitet e ardhshme po rritet. Nëse frika do t’i bëjë njerëzit të mbështillen në guaskat e tyre apo do t’i çojë ata në qendrat e votimit, do të bëhet e qartë brenda pak orësh.
Përpilues: Ellena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..