Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komentet e para politike pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve

Kostadin Kostadinov
Foto: BGNES

Kryetari i partisë "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha për BNR se pjesëmarrja e ulët në zgjedhje është një dënim për demokracinë bullgare, sepse 2/3 e votuesve nuk janë të interesuar për të ardhmen e Bullgarisë. Një pjesë e madhe e shoqërisë bullgare bojkotoi elitën politike, beson Kostadinov, dhe theksoi se ai nuk bën dallim mes politikanëve nga partitë e tjera.

Të gjitha rezultatet janë të mirëseardhura, por është ende herët për të komentuar, tha lideri i “Ngritjes bullgare” Stefan Janev. “Detyra kryesore para të gjitha partive është të arrijmë të formojmë një shumicë që do ta nxjerrë vendin tonë nga kriza. Vijat e kuqe janë interesa kombëtare, ato mbeten dhe janë të lidhura me reformimin e BE-së”, shtoi Yanev.

Partia Socialiste Bullgare (BSP) deklaroi se do të komentojë votimin kur të shpallen rezultatet përfundimtare të votimit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Booking” do të ndihmojë në kontrollet e sektorit gri në akomodimin turistik

Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..

botuar më 25-02-12 12.03.MD
Anton Zllatanov

Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim

Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..

botuar më 25-02-12 10.11.PD

Parashikimi i motit për 12 shkurtin

Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..

botuar më 25-02-11 7.35.MD