Pas kapjes së nyjës së rëndësishëm të komunikimit Liman në rajonin e Doneckut, forcat ukrainase vazhdojnë të ndjekin njësitë ruse që arritën të shpëtohen nga rrethimi. Ukrainasit pushtuan fshatin Torskoje, 20 kilometra nga Kremenoj, dhe tashmë po bombardojnë këtë qytet për të parandaluar njësitë e mundura ruse të krijojnë një linjë të re mbrojtjeje.
Sipas blogerit rus të mirëinformuar dhe ish-ministër ushtarak të separatistëve në Lugansk, Igor Srelkov-Girkin, ushtria ukrainase arriti gjithashtu sukses operativ kundër grupit rus të bllokuar pranë Hersonit. Ukrainasit po përparojnë drejt lumit Dniepër në drejtim të qytetit Berisllav.
Ndërkohë në Stamboll u hodh në ujë solemnisht anija e parë ukrainase e luftës kundër nëndetëseve me emrin “Hetman Ivan Mazepa”. Anija do të jetë përfunduar plotësisht dhe do të vihet në punë në vitin 2024.
SHBA dhe aleatët e tre, përfshirë NATO-në, do të shkatërrojnë trupat ruse në Ukrainë, si dhe flotën e Detit të Zi të Moskës, nëse Presidenti Vlladimir Putin përdor armë bërthamore në Ukrainë. Këtë e komentoi para gazetës britanike “Guardian” ish-kreu i CIA-s Gjeneral David Petraeus.
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..