Po vazhdon përpunimi i fletëve zgjedhore. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 2 tetorit duhet të shpallen më së voni të enjten, por kjo mund të ndodhë edhe më herët, tha në një konferencë Cvetozar Tomov nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Atëherë do të bëhet e qartë pjesëmarrja e saktë e votuesve. Deri atëherë, protokollet do të rifuten dhe më pas do të krahasohen rezultatet.
Sipas të dhënave deri tani, kanë votuar pak më shumë se 2.5 milionë njerëz, që është pjesëmarrja më e ulët nga çdo zgjedhje e mbajtur që nga viti 1989.
Instituti Kombëtar i Statistikave publikoi sot të dhënat nga regjistrimi i vitit 2021, sipas të cilit numri i bullgarëve është ulur me mbi 844 mijë. Nëse ato do të ishin shpallur më herët, kjo do të ndikonte në shpërndarjen e mandateve në rajonet zgjedhore, komentoi Cvetozar Tomov. Kodi Zgjedhor parashikon që ndarja e mandateve në rajonet zgjedhore të bazohet në rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë.Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..