Vendimi për anëtarësimin e Ukrainës në NATO duhet të merret vetëm pas punimit të parametrave të qartë për zgjidhjen paqësore të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, që do të miratohen dhe zbatohen nga të dyja shtetet luftuese. Kështu shkruhet në qëndrimin e presidentit Rumen Radev me rastin e deklaratës së miratuar disa ditë më parë nga disa vende të Evropës Lindore për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, teksti i së cilës nuk u mbështet nga Bullgaria.
Veprimet ushtarake në territorin e Ukrainës sot kërkojnë që anëtarësimi i saj në Aleancë të diskutohet në përbërjen e plotë të Këshillit të Atlantikut të Veriut dhe të mos çojë në rrezik të përfshirjes së drejtpërdrejtë të vendeve të NATO-s në luftë, theksohet në qëndrimin e presidentit bullgar të përhapur nga Presidenca.Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..