"Bullgaria Demokratike" nuk do të marrë pjesë në një qeverisje me GERB dhe DPS. Një qeverisje e tillë është e pamundur, pasi do të nxirrte njerëzit në rrugë. Ajo në fakt është një recetë për destabilizimin e vendit. Një mendim të tillë për bTV e ka shprehur bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov. Sipas tij, GERB nuk ka partnerë për të qeverisur sepse refuzon të marrë përgjegjësi për modelin korruptiv të pushtimit të shtetit me koalicionin me DPS-në. Për Ivanovin, problemi i Bullgarisë është se ka shumë ndikim politik në drejtësi dhe shumë korrupsion në politikë. Zgjidhja është një ndjekje penale neutrale, profesionale dhe efektive.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..