1339 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 1160 nga një ditë më parë. 58 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 15.8 për qind e 8467 testeve të kryera ishin pozitive, krahasuar me 15.77 për qind të treguesit të hënën, sipas portalit coronavirus.bg.
Pacientët e regjistruar aktiv u ulën me 274 në 9553. Në spitale u shtruan 139 të infektuar. 105 prej tyre ose 75.5 për qind nuk kanë vaksina. Të shtruarit u ulën me 14 në 593. Në terapi intensive janë 45 të infektuar.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 9 vdekje me COVID-19 të konfirmuar. 7 nga të vdekurit nuk kishin imunizim kundër sëmundjes.
Të hënën u dhanë 798 vaksina.
Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar udhëtimin dhe anija pritet të ankorohet në port rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në vend të orës..
Reshjet e borës dhe erërat e forta gjatë orëve të natës në Bullgarinë Verilindore shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 100 vendbanime në rajonet Ruse, Silistra, Shumen, Tërgovishte, Dobriç dhe Varna. Erërat e uraganit rrëzuan një..
Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar..