Forcat ukrainase thyen mbrojtjen ruse në rajonin Herson. Sipas raporteve ruse, ata pushtuan fshatin Dudçani në bregun e djathtë të lumit Dnieper dhe do të përpiqen të avancojnë drejt Berisllav dhe Novaja Kahovka. Njësitë ukrainase po përparojnë në dy drejtime nga Liman dhe Kupjansk dhe drejt qendrës logjistike Svatovo. Grupet e inteligjencës ukrainase po patrullojnë Kremennaja dhe po përpiqen të avancojnë në Severodoneck dhe Lisiçansk në rajonin e Lugansk. Ushtria ukrainase ka mundësi të reja për të zhvilluar kundërofensivë për çlirimin e territoreve të pushtuara, komentoi shkurt presidenti Vollodimir Zelenski.
Një postim në Twitter i sipërmarrësit amerikan Elon Musk shkaktoi komente negative. Biznesmeni u shpall për paqen mes Ukrainës dhe Rusisë, duke bërë thirrje për rimbajtjen e referendumeve në territoret e pushtuara nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, të cilat Moska të jetë e detyruar ta pranojë. Në këmbim, Kievi do t’i dorëzonte Krimenë Rusisë, të cilën lideri sovjetik Nikita Hrushçov gabimisht ia dha Ukrainës, theksoi Musk. Për më tepër, propozimi thotë se Ukraina do të mbetet një vend neutral dhe do të pranojë të furnizojë Krimenë me ujë përmes kanaleve të ndërtuara nga sovjetikët. Musk beson se edhe nëse lufta vazhdon, ajo do të përfundojë me këtë rezultat, sepse Rusia mund të përdorë armë bërthamore.
Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmitro Kuleba deklaroi:
“Ata që po propozojnë që Ukraina të heqë dorë nga populli dhe toka e saj - ndoshta për të mos lënduar egon e Putinit ose për të shpëtuar Ukrainën nga vuajtjet - duhet të ndalojnë së përdoruri fjalën “paqe” si një eufemizëm për “të lënë rusët të vrasin dhe përdhunoni mijëra ukrainas të tjerë të pafajshëm dhe të kapin më shumë tokë”.
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..