Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, njoftoi sot në një konferencë se për formimin e qeverisë, partia do të shpresojë tek negociatat me partitë politike përmes një grupi kontakti të njerëzve me reputacion të padiskutueshëm euroatlantik.
Grupi i kontaktit do të fillojë së funksionuari pas formimit të Legjislaturës së 48-të të Kuvendit Popullor dhe do të raportojë rregullisht për rezultatet e arritura. Grupi do të mbajë takime me të gjitha forcat pro-evropiane dhe demokratike për të kërkuar marrëveshje mbi parimet dhe prioritetet mbi të cilat do të vendoset një qeveri e ardhshme për të kapërcyer krizat dhe për të stabilizuar shtetin, njoftoi zyra e Rosen Plevneliev (president nga 2012 deri në 2017), i cili do të jetë pjesë e grupit të kontaktit.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...