937 janë të sapo infektuarit me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Rastet ranë me 402 nga një ditë më parë. 59% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 14,25% e 6575 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 15,8% të treguesit të martën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u rrit me 121 në 9674. 88 të infektuar u shtruan në spitale. 66 prej tyre, ose 75%, nuk janë të vaksinuar. Numri i të shtruarve u rritën me 8 në 601. Janë 47 të infektuar në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit kanë vdekur 6 persona me Covid të konfirmuar. Të gjithë ata që vdiqën nuk ishin të imunizuar. Janë shëruar 810 persona. Të martën janë bërë 1520 vaksina.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..