Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SHBA po dërgon më shumë sisteme raketore HIMARS në Ukrainë

Foto: EPA/BGNES

Ushtria ukrainase shënon fitime të rëndësishme në rajonin Herson përgjatë brigjeve të lumenjve Ingulec dhe Dnieper, ndërsa vazhdon të përparojë në rajonet Hallkovska dhe Lluganska, bëri të ditur Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA. ISW thekson se suksesi ukrainas konfirmohet edhe nga burimet ruse.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha në një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski se Shtëpia e Bardhë po dërgon një paketë të re ndihme ushtarake prej 625 milionë dollarësh që përfshin lëshuesit e raketave HIMARS, tha Shtëpia e Bardhë.

Ambasadori rus në Uashington, Anatoli Antonov, komentoi në Telegram se paketa e re e ndihmës ushtarake amerikane për Kievin "po forcon statusin e Shteteve të Bashkuara si pjesëmarrëse në konflikt". Kjo përbën një kërcënim për interesat e Moskës dhe rrit rrezikun e një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe vendeve perëndimore, raportoi fjalët e tij REUTERS.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilija Prodanov

Praktikat e padrejta tregtare janë arsyeja e çmimeve të larta të ushqimeve

Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..

botuar më 25-02-21 10.41.PD

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD