Ministri i Punëve të Jashtme nga qeveria teknike, Nikollaj Millkov, e cilësoi si një nismë të rrezikshme dhe "pak paraprake" deklaratën me të cilën liderët e 9 vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore mbështesin pranimin e përshpejtuar të Ukrainës në NATO. Ai theksoi se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përdor një komunikim jashtëzakonisht të moderuar për këtë temë dhe qëndrimet e Bullgarisë i përmbahen kësaj retorike, raporton BNT.
“Unë nuk po shoh ndonjë përfitim real - ne mund ta mbështesim këtë deklaratë nga e cila nuk rrjedh asgjë. Dhe nëse nuk e mbështesim, asgjë nuk do të pasojë. Po ashtu shohim se një sërë vendesh të tjera si SHBA-ja, Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe i përmbahen komunikimit të Stoltenberg”, tha Millkov dhe kujtoi se vendime të tilla kërkojnë formatin e Samitit të 30 vendeve anëtare të NATO-s.
Numri i udhëtimeve jashtë vendit nga qytetarët bullgarë në korrik 2025 u rrit me 16.8% krahasuar me korrikun 2024. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, udhëtimet më të shumta ishin në: Greqi - 261.7 mijë, Turqi - 253.2 mijë, Rumani..
Bullgaria tani është pjesë e rrjetit global të Këshillit të Mbikëqyrjes së Pyjeve për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve. Futja e certifikimit FSC u iniciua më shumë se 20 vjet më parë nga WWF Bullgaria, e cila që nga viti 2014 ka udhëhequr zhvillimin..
"Greenpeace" – Bullgaria ka përgatitur një hartë interaktive të ndotjes nga nafta në Detin e Zi me një sipërfaqe totale prej 820 kilometrash katrorë. Për ta krijuar atë u përdorën të dhëna satelitore dhe deri më tani janë regjistruar 170..
Lideri i partisë GERB, Bojko Borisov, u takua në Dyseldorf me drejtorin ekzekutiv të koncernit gjerman të industrisë së mbrojtjes “Rheinmetall”, Armin..
Natën moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të mërkurën do të jetë me diell. Do të ketë re të shpërndara të larta mbi rajonet..
Paga minimale do të jetë 1213 leva (620.20 euro) duke filluar nga 1 janari 2026. Shuma e saj do të rritet me 12.6%, ose me 136 leva, krahasuar me..