Një javë pasi bashkatdhetarët tanë në Shqipëri morën pjesë në procesin zgjedhor në Bullgari, ata kanë mundësinë të bëhen pjesë e një tjetër eventi. Këtë herë fokusi është te folklori bullgar, por jo vetëm.
Këngëtari popullor Iliya Lukov do të prezantojë në datat 8 dhe 9 tetor projektin e tij të ri “Zërat e Bullgarisë dhe Shqipërisë” në qytetin e Korçës dhe Elbasanit, mësuam nga një publikim i Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Tiranë.
Ai do të dalë në skenë së bashku me këngëtaret e muzikës popullore Natalija dhe Tatjana Petkovi, Valeria Momçillova, si dhe me grupin e valltarëve "Mezdra".
Në kërkim të pikave të kontaktit me këngën dhe vallet popullore shqiptare, në projektin e ri muzikor të Iliya Lukovit, së bashku me këngëtaret popullore Natalija dhe Tatjana Petkovi, Valerija Momçilova dhe grupin e valltarëve "Mezdra", do të përfshihen ansamble dhe interpretues shqiptarë.
Ansambli artistik “Skënderbeu” dhe këngëtarja e muzikës popullore Laxarela Deti do të performojnë në skenën e Korçës, kurse në Elbasan - Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore “Isuf Myzyri”, këngëtarët folklorikë vëllezërit Zena, Eglantina Toska dhe Dritan Mustafaraj.
Një pikë e veçantë në program do të jenë përfaqësuesit e pakicës kombëtare bullgare, të cilët do të prezantojnë në skenë edhe disa nga këngët dhe vallet e tyre tradicionale.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski Foto: Arkiv, Qendra e Kinemasë Bojana, impressio.dir.bg, Facebook/ Filma bullgarë, YouTube
Në një periudhë kyçe për Mihaella Marinovën, ku jeta dhe muzika e saj ndërthuren, këngëtarja prezanton ndoshta këngën më personale të saj – "100 ëndrra". Kjo këngë është e frymëzuar nga rruga, që ajo përshkoi gjatë dhjetë viteve të fundit – një..
Një nga forumet më të rëndësishme të xhazit në Bullgari – Plovdiv Xhaz Fest – filloi në korrik me një edicion në fshatin Markovo, për të vazhduar në vjeshtë në Plovdiv, kur tradicionalisht mund të presim një takim me disa nga emrat më madhështorë të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski Foto: Arkiv, Qendra e Kinemasë Bojana, impressio.dir.bg, Facebook/ Filma bullgarë, YouTube