Sfidat e shumta, tejkalimi i krizës ekonomike dhe energjetike, përballja me presionin migrator, zbutja e rrezikut të luftës së drejtuar nga Rusia në Ukrainë, kërkojnë përpjekje të bashkuara jo vetëm nga vendet anëtare të BE-së, por edhe nga të gjitha vendet e Kontinentit të Vjetër dhe nga hapësira e zgjeruar evropiane. Kjo do të thotë dialog, koordinim dhe kërkim të zgjidhjeve të përbashkëta". Kështu tha presidenti Rumen Radev para gazetarëve në Pragë. Kreu i shtetit tonë ndodhet në Çeki për diskutime mbi "Energjinë dhe ekonominë" në takimin e Komunitetit Politik Evropian - një nismë franceze që mblodhi së bashku BE-në dhe 17 vende nga fqinjësia lindore si Ukraina dhe Moldavia si dhe Ballkani Perëndimor për të diskutuar çështjet e sigurisë. Takimi u vlerësua shumë lart nga presidenti bullgar.
Në kuadër të forumit, Radev u takua me homologun e tij turk Rexhep Erdogan, me të cilin biseduan për bashkëpunimin në sferën e energjisë dhe luftën kundër presionit të migrantëve, njoftoi korrespondentja jonë Mira Stefanova.Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..