Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Treguesit e pandemisë janë në rritje, 4 persona me Covid kanë vdekur

Foto: BGNES

685 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është ulur me 36 krahasuar me një ditë më parë. 59.1% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 12,7% e 5,383 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 12,9% të treguesit të enjten, sipas portalit coronavirus.bg.

Rastet aktive u rritën me 326 në 10 141. 97 të infektuar u shtruan në spitale. 67 prej tyre ose 69% nuk ​​ishin të vaksinuar. Numri i të shtruarve u rrit me 11 në 636. Janë 49 të infektuar në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur sërish 4 persona me Covid të konfirmuar. Tre nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. Janë shëruar 355 veta. Të enjten janë administruar 1971 vaksina.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilija Prodanov

Praktikat e padrejta tregtare janë arsyeja e çmimeve të larta të ushqimeve

Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..

botuar më 25-02-21 10.41.PD

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD