Ekspedita nënujore e Muzeut Historik Kombëtar në gjirin pranë Kepit të Krishtit, në jug të qytetit të Sozopolit, përfundoi në fund të shtatorit me gjetje unike që kanë të bëjnë me historinë e lundrimit me anije dhe veprimtaritë e lidhura me ngarkim-shkarkimin në këtë pjesë të bregdetit bullgar të Detit të Zi. .
Kepi i Krishtit është kepi shkëmbor më juglindor i Gadishullit Buxhaka pranë qytetit të Sozopolit. Në jug të tij ndodhet një gji i madh, i cili është caktuar si Portus Baglar (ose "Gjiri i Vreshtave") në hartat gjatë gjithë shekullit të XVIII. Gjatë 40 viteve të fundit, në këtë gji janë gjetur qindra objekte me vlerë që lidhen me transportin detar në rajon (amfora, spiranca guri etj.). Supozohet se gjatë antikitetit dhe mesjetës, në Gadishullin e madh të Buxhakës ndodhej një zonë porti, e cila ka shërbyer një vendbanim të lashtë, kisha mesjetare dhe një manastir në zonën Kavaci.
Ekspedita arkeologjike nënujore e udhëhequr nga zëvendësdrejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Prof. Dr. Ivan Hristov gjeti një numër relativisht të madh enësh dhe amforash qeramike të fragmentuara nga periudha të ndryshme historike (shekulli VI para Krishtit - XVIII pas Krishtit) në një thellësi prej 6 deri në 10 metra. Gjetjet më të hershme janë dy spiranca guri me dy vrima. Në literaturë supozohet se ky lloj spirancash janë elementët më të vjetër të anijeve, të përdorura që në epokën e bronzit në Mesdhe dhe Detin e Zi. Datimi i përgjithshëm i spirancave prej guri nga bregu bullgar i Detit të Zi është mijëvjeçari III-II para Krishtit, por ato janë përdorur edhe në fillim të mijëvjeçarit të I-rë para Krishtit.
Gjatë kërkimeve nënujore në zonën e Port Baglarit janë gjetur gjithashtu katër spiranca hekuri, të cilat datojnë në shekujt XVII-XVIII. Ka edhe gjetje të tjera të vlefshme nga ekspedita e përfunduar e Muzeut Historik Kombëtar në zonën e Sozopolit që ende nuk janë analizuar.
Pamja e përgjithshme e vijës bregdetare në këtë pjesë të bregut bullgar të Detit të Zi u jep arsye studiuesve të supozojnë se, përveç të qenit një "strehë" gjatë stuhive të forta detare, Port Baglar është përdorur edhe për ngarkim-shkarkime në lidhje me infrastrukturën e zhvilluar ekonomike, fetare dhe të banimeve. Ka pasur dy vende, ku janë ndërtuar objekte primitive të portit. Vendi i parë është ndodhur në këmbët e një manastiri mesjetar në jug të Kepit të Krishtit, ndërsa ai i dytë ka qenë në fillim të plazhit "Kavacite". Aty deri në fillim të shekullit të XX-të ka pasur një skelë hekuri që ka hyrë në det.
Studimet e gjirit pranë Kepit të Krishtit do të vazhdojnë deri në fund të vitit, na informoi Muzeu Historik Kombëtar.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Muzeu Historik Kombëtar
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..