Serbia është e pakënaqur që nuk do të jetë në gjendje të importojë naftë ruse
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kërkoi në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Pragë, që BE të shqyrtojë vendimin për ndalimin e importit të naftës ruse në Serbi, njofton agjencia e lajmeve Tanjug.
Kreu i shtetit serb falënderoi presidentin bullgar Rumen Radev dhe kryeministrin e Greqisë Kiriakos Micotakis për qëndrimin e tyre në këtë çështje, të cilët thanë hapur se vendimi i naftës nuk është i drejtë ndaj Serbisë. Vuçiq njoftoi se vendimi nëse Serbisë do t’i ndalohet importi i naftës ruse në kuadër të sanksioneve evropiane të naftës kundër Rusisë, shtyhet deri më 1 dhjetor, njoftoi BTA.
Kujtojmë se paketa e re e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë nuk e lejon Serbinë të furnizohet me naftë ruse nëpërmjet tubacionit Adriatik – JANAF apo ndonjë porti tjetër, por kjo paketë nuk përfshin Bullgarinë. Ky vendim është marrë për shkak se kompania ruse “Llukoill” ka një rafineri kryesore në Bullgari. “Me këtë BE-ja tregon hipokrizi, duke demonstruar standarde të dyfishta për sa i përket importit të naftës, siç e tregon shembulli i Serbisë dhe Bullgarisë”, shkruan media proqeveritare serbe, cituar nga BGNES.
Qipriotët turq u dhanë një ultimatum kaskave blu të OKB-së
Republika e vetëshpallur Turke e Qipros Veriore (TRNC) u dha paqeruajtësve në ishull një muaj për t’u larguar nëse OKB-ja nuk e njeh shtetin separatist. I themeluar në vitin 1964, UNFICYP është një nga misionet paqeruajtëse më jetëgjatë të OKB-së. “Mikpritja jonë ka kufij: ose ata nënshkruajnë një marrëveshje ushtarake me TRNC ose largohen”, tha diplomati i parë i Qipros Veriore Tahsin Ertugruloglu, cituar nga gazeta “Hürriyet”. “Vendosëm t’ju japim një muaj më shumë. Nuk është qeveria greke qipriote ajo që do të miratojë misionin tuaj në pjesën veriore të vendit. Jemi ne”, tha Ertugruloglu, duke shtuar se Kaskat Blu kanë dy kampe në veri të vendit. Negociatat për zgjidhjen e konfliktit të Qipros janë të bllokuara që nga viti 2017.
Një këshill ndërinstitucional në Shkup do të vlerësojë emrat e figurave historike
Në Shkup u mbajt mbledhja themeluese e bordit këshillues, i cili do të vlerësojë emrat e personave historikë dhe të tjerë të njohur që u jepen shoqatave dhe subjekteve të tjera juridike. Organi është këshillëdhënës për qeverinë dhe do të japë mendim për karakterin e figurave historike, mënyrën e formimit të shoqatave për të shmangur keqpërdorimin e emrave të figurave të caktuara me kontekst negativ për ideologjinë maqedonase. Këshilli ka 7 anëtarë të përhershëm, të emëruar nga institucione të ndryshme shtetërore, përfshirë edhe Ministrinë e Ekonomisë. Dy të tjerat do të transmetohen sipas emrit të personit që do të diskutohet. Krijimi i qendrave kulturore bullgare “Ivan Mihajllov” në Manastir dhe “Car Boris III” në Ohër ishte rasti për formimin e trupit, transmeton BTA.
Boshnjakët myslimanë ndryshuan përfaqësuesin e tyre në presidencë në Sarajevë
Në Bosnje dhe Hercegovinë, më 2 tetor, votuan për presidencën prej tri anëtarësh të vendit, për dy dhomat e parlamentit në Sarajevë, për parlamentin dhe presidentin e Republikës Srpska, për parlamentin dydhomësh të Federatës Myslimano-Kroate dhe për parlamentet e 10 kantoneve në të. Partitë nacionaliste të boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve dominuan votën. Te boshnjakët, Bakir Izetbegoviç nga klani, i cili më shumë se 30 vjet është në pushtet, humbi me 20 për qind diferencë nga opozitari Denis Beçiroviç. Për kroatët, Zhellko Komshiq mbetet në presidencën federale me 54 për qind të votave. Kundërshtarët e tij nga koalicioni kroat ankohen se edhe një herë boshnjakët myslimanë i anuan votat në favor të tij. Zhelka Cvijanoviç shkoi në presidencën në Sarajevë, ndërsa kryetari i partisë së saj Milorad Dodik u zgjodh president i Republikës Srpska, transmeton BNR “Horizon”.
Rumania protestoi para ambasadorit rus në Bukuresht
Ambasadori rus në Bukuresht, Valerij Kuzmin u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rumanisë. Thirrja e diplomatit është një demarsh e koordinuar nga BE
për t’i dërguar një mesazh të qartë Moskës se komuniteti dënon aneksimin e shpallur nga Rusia të rajoneve ukrainase Lugansk, Doneck, Herson dhe Zaporizhie.
Rumania konfirmoi, se dënon ashpër të ashtuquajturat “marrëveshje” për hyrjen e katër rajoneve të Ukrainës në Federatën Ruse dhe pushtimin e paligjshëm ushtarak rus. Sekretari i Shtetit Julian Fota theksoi para Kuzmin se aneksimi shkel në mënyrë të rëndë parimet e së drejtës ndërkombëtare, Hartën e OKB-së dhe integritetin territorial të Ukrainës, transmeton televizioni Digi24.
Sllovenia lejoi çiftet e të njëjtit seks të martohen dhe të birësojnë fëmijë
Parlamenti slloven miratoi martesat e të njëjtit seks dhe të drejtën e këtyre çifteve për të birësuar fëmijë. Kjo ndodhi pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Kështu, Sllovenia u bë vendi i parë në Evropën Lindore që miratoi një legjislacion të tillë, njoftoi AFP. Ndryshimi i ligjit të familjes u miratua nga 48 deputetë, 29 “kundër” dhe një abstenim. Sllovenia, e cila e para u shkëput nga Jugosllavia, është vendi i parë ish-komunist në Evropë që miratoi një ndryshim të tillë. Forca kryesore e opozitës, Partia Demokratike Sllovene, organizoi protesta kundër vendimit.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: ЕPА/BGNES, Facebook/tahsinertugruloglu.ubp, vlada.mk, mae.ro, Facebook/DrzavnizborRS
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..