Rritja e turistëve të huaj në Sofje këtë vit në krahasim me vitin 2021 është 90%, tha për BNR drejtori i Ndërmarrjes të Turizmit të Bashkisë së Kryeqytetit Ivo Marinov. Mesatarja e qëndrimit të turistëve të huaj në kryeqytet është gati tre ditë. Të ftuarit më të shumtë janë nga Gjermania, Izraeli, Rumania, Italia, Britania e Madhe dhe Spanja.
Po zhvillohen produkte itinerari që nuk kërkojnë lidhje me një operator turistik. Të tilla janë harta “Njihuni me zogjtë e Sofjes”, përmes së cilës mund të vërehen më shumë se 250 lloje zogjsh në tre nga parqet e qytetit dhe “Harta e verërave të Sofjes”. "Harta e Arteve Rrugore" i njeh turistët me grafitet e punuara në mënyrë profesionale. Po punojmë gjithashtu mbi përgatitjen e hartave të trashëgimisë arkitekturore të periudhës pas vitit 1945, të pemëve shekullore në Sofje dhe të birrave artizanale.
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..