Në një fjalim drejtuar komuniteteve bullgare jashtë vendit, të publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ministri i jashtëm nga qeveria e përkohshme Nikollaj Millkov i falënderoi ato për ndihmën e dhënë në organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 2 tetorit.
“Shfrytëzoj rastin të shpreh vlerësimin tim për ndihmën e çmuar të strukturave të komunitetit bullgar në rajonet e veçanta që punuan me mirëkuptim dhe durim për organizimin e votimit parlamentar”, thuhet në fjalim. Ministri Millkov shprehu shpresën për ndërveprim të frytshëm edhe në të ardhmen, në mënyrë që bashkatdhetarët tanë jashtë vendit ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.Deri më 10 tetor, anija çminuese bullgare “Shkvall” dhe anijet e Grupit Detar Kundër Minave në Detin e Zi do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe Poseidon-25, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aktivizimi i shtatë i Grupit Detar Kundër Minave në..
Ministrat e punëve të brendshme, Daniel Mitov, dhe ai i zhvillimit rajonal dhe rindërtimit, Ivan Ivanov, diskutuan procedurat e para për rikuperimin e dëmeve nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore dhe jugqendrore të vendit, reshjet do të dobësohen, por megjithatë në disa vende do të ketë reshje të..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme;..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka blerë 2053.2 kgar, njoftoi faqja e internetit e BNB-së. Blerja u bë pasi më 8 korrik Këshilli i BE-së miratoi një..