Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

G7 do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm për sanksionet e reja kundër Rusisë

Kijevi, 10 tetori 2022
Foto: EPA/BGNES

Ukraina nuk mund të trembet nga sulmet me raketa, tha Presidenti Volodimir Zelenski në fjalimin e tij televiziv të mbrëmjes në lidhje me sulmet masive ajrore kundër të gjithë vendit. Si rezultat i sulmeve u vranë 19 persona dhe u plagosën mbi 105. Natën e së martës, Rusia sulmoi sërish me dronë kamikaze iraniane rajonin Zaporozhie dhe një termocentral në rajonin Vinica.

Sulmi vetëm do të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën, komentoi  këshilltari i presidentit ukrainas Aleksej Arestoviç.

Në një bisedë telefonike me Zelenski, presidenti amerikan Joe Biden dënoi sulmet ruse me raketa dhe premtoi se do të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës mbështetjen që i nevojitet për mbrojtjen e saj, duke përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore. Ai gjithashtu theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët, për të vazhduar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për “krimet e saj të luftës dhe mizoritë”.

Komisioni Evropian po punon për t’i ofruar Ukrainës ndihmë prej rreth 1.5 miliardë euro në muaj në vitin e ardhshëm buxhetor, njofton botimi "Politico".

Biden, së bashku me pjesën tjetër të liderëve të G7, do të zhvillojnë një takim me video-konferencë më 11 tetor për të diskutuar “angazhimin e palëkundur për të mbështetur Ukrainën”, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në takim do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Zelenski. Pas forumit, thirrеш një takim i jashtëzakonshëm i grupit “Ramstein” të vendeve që ofrojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zaharova, akuzoi Shtetet e Bashkuara se po pengojnë zgjidhjen paqësore të konfliktit në Ukrainë, sepse duan humbjen strategjike të Rusisë, ndërsa Moska është e gatshme për negociata, por për përmbushjen e kushteve të saj për Ukrainën, njoftoi Reuters. SHBA dhe aleatët e tyre i janë afruar vijës së kuqe, duke vazhduar të “pompojnë” Kievin me armë, tha ambasadori rus në Uashington, Anatolij Antonov, cituar nga TASS.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria pret Garën Ushtarake Ndërkombëtare "Luftëtari më i Mirë"

Gara e parë ushtarake ndërkombëtare "Luftëtari më i Mirë" do të mbahet më 25 dhe 26 qershor 2025 në Universitetin UshtarakKombëtar "Vasill Levski" në Veliko Tërnovo. Turneu mbahet nën kujdesin e Shefit të Mbrojtjes, Admirali Emill Eftimov, dhe..

botuar më 25-06-25 6.05.PD

Parashikimi i motit për 25 qershorin 2025

Gjatë natës do të mbajë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të mërkurën do të mbajë sërish mot me diell, dhe rreth mesditës e pasdite – me vapë në ultësira dhe fusha. Do të fryjë erë e lehtë, në Bullgarinë Lindore deri mesatare, nga..

botuar më 25-06-24 7.35.MD

Komisioni i Punëve të Jashtme i PE-së miratoi projektraportin e progresit për RSM-në pa amendamentet bullgare

Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të Jashtme me 40 vota pro, 19 kundër dhe 10 abstenime, raportoi BTA. Komisioni nuk lejoi futjen e..

botuar më 25-06-24 5.26.MD