885 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 14 krahasuar me një ditë më parë. 55% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 15,1% e 5858 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 13,9% të treguesit të mërkurën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u rrit me 207 në 10 709. 92 të infektuar u shtruan në spitale. 70 prej të pranuarve ose 75.8% nuk janë të vaksinuar. Numri i të shtruarve u rrit me 11 në 688. Janë 46 persona të infektuar në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit kanë vdekur 7 veta me Covid të konfirmuar. 5 nga të vdekurit nuk ishin të imunizuar. Të mërkurën janë shëruar 671 veta. Janë bërë 1692 vaksina.
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..