Ambasadorja ruse Eleonora Mitrofanova dhe ambasadori ad interim i Bjellorusisë në vendin tonë Nikita Leshukov nuk do të marrin ftesa për hapjen e Legjislaturës së 48-të të Kuvendit Popullor më 19 tetor. Këtë e ka bërë të ditur Nadezhda Jordanova nga “Bullgaria Demokratike” pas takimit të partive parlamentare në Kuvend. E pyetur nga një gazetare se si do të shpjegohet ky vendim në sfondin e protokollit të shtetit, ajo u përgjigj se “nuk ka rregulla të shkruara në këtë drejtim, nuk ka listë të detyrueshme ftese. Është gjykimi i vendit pritës kush do të ftohet.
Jordanova theksoi se propozimi i “Bullgarisë Demokratike” mori mbështetje nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, GERB dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS). “Vëzrazhdane” dhe BSP e kundërshtuan vendimin. “Ngritja Bullgare” shprehu mendimin se “duhet t’i përmbahemi qëndrimit të përbashkët evropian”.
Më vonë, koalicioni GERB-SDS propozoi që përfaqësuesit e popullit të ftojnë presidentin e Ukrainës, Vollodimir Zelenski, që të lexojë një fjalim video gjatë seancës së parë të parlamentit.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..