Përmbledhja me poezi “Në kufi. Poezia në të çarë" e Donka Dimovës, e cila jeton në Bremen, fitoi çmimin për poezi në konkursin "Fiksioni bashkëkohor bullgar pa kufij" 2022, njoftuan organizatorët nga Fondi Kombëtar i Donatorëve "13 shekuj Bullgaria". Konkursi organizohet për herë të parë me partneritetin e administratës presidenciale. Donka Dimovapunon si punonjëse sociale në Gjermani.
Në rubrikën e prozës Zdravka Vlladova-Momçeva nga Britania e Madhe u shpërblye me përmbledhjen me tregime "Udhëkryq dhe ishuj". Ajo ka lindur në Veliko Tërnovo. Që nga viti 2000 jeton në Londër dhe prej 15 vitesh jep mësime të gjuhës dhe letërsisë bullgare në shkollën bullgare "Ivan Stançov" pranë Ambasadës Bullgare atje.Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla..
Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale IMDB. Aktorja do të marrë pjesë së bashku me yllin amerikan dhe do të luajë rolin e një vrasëseje me..
Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot,..
Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hapu në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të..