Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, lëshoi një kërcënim të paprecedentë kundër Rusisë në rast se ajo përdor armë bërthamore kundër Ukrainës, raportoi AFP.
“Një sulm bërthamor në Ukrainë do të shkaktonte një sulm hakmarrës – jo bërthamor, por aq i fuqishëm sa ushtria ruse do të shkatërrohej”, tha Borrell në hapjen e një akademie diplomatike në Bruksel. Komisioneri evropian theksoi se presidenti rus Vladimir Putin nuk duhet të bëjë bllof dhe se duhet të jetë e qartë se as BE-ja dhe NATO-ja nuk po bëjnë bllof.
Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se një përdorim i mundshëm i armëve bërthamore nga Rusia në Ukrainë do të kishte pasoja të rënda. Kremlini ka autorizuar evakuimin e popullatës civile në rajonin e Hersonit. Civilët që dëshirojnë të shkojnë në rajone të tjera të vendit do të mund ta bëjnë këtë, tha zëvendëskryeministri Marat Husnulin. Formalisht, kjo po bëhet me kërkesë të Vladimir Saldo, guvernatorit të rajonit të emëruar nga pushtuesit, raportoi kanali i parë i televizionit shtetëror rus.
Sipas ekspertëve ushtarakë ukrainas, evakuimi konfirmon të dhënat e inteligjencës se në rajonin e Hersonit njësitë ruse mbrojtëse po përgatiten për luftime të rënda urbane, raporton agjencia UNIAN.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..