Të nderuar dëgjues, në fillim të programit të ditës më 14 tetor 2022 mund të dëgjoni lajmet e fundit.
“Futbolli si mjet diplomatik për paqen” – kjo është tema që do t’ju prezantojmë pas buletinit tonë informativ. Do të keni mundësi të informoheni për Turneun e Ligës së Ambasadorëve i cili do të zhvillohet këtë të diel pas një pauze dyvjeçare.
Në rubrikën e rregullt “Kënga e Ditës” ju ofrojmë një interpretim të “Korit të djemve të Sofjes”. Kemi përzgjedhur një këngë të harruar shkollore, së cilës kori i jep jetë të re, duke e përfshirë shpesh në repertorin e tij të koncerteve. Titulli i saj është “Toka bullgare”.
Ju urojmë minuta të këndshme!
01.53 - Lajmet
10.23 - Sport
15.40 - Kënga e Ditës
Në fillim të programit tonë do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë një nga këngët e bukura festive bullgare - "Krishtlindjet kanë ardhur" dhe intervistën me kompozitorin e saj, Dimitër Atanasov...
Të nderuar miq, duke qenë se jemi akoma në një atmosferë festive, programin për ditën e sotme do ta nisim së pari me një material që na transmeton frymën e Krishtlindjes në Sofje. Në materialin e dytë që kemi përgatitur për ju,..
Gëzuar Krishtlindjet! Në këtë program festiv më parë do t’ju tregojmë për ringjalljen e një tradite disi të harruar të bërjes së lodrave prej qelqi të Pemës së Krishtlindjeve. Pas kësaj, do t’ju ofrojmë një buqetë të tërë me..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” ju ofrojmë këngën debutuese të këngëtares Ana Sotirova ose Anabel...