Rusia paralajmëroi se do të ndalojë eksportin e gazit në Evropë nëse Kontinenti i Vjetër përpiqet të vendosë një tavan mbi çmimin e naftës. Drejtori ekzekutiv i “Gazprom”, Aleksej Miller, e arsyetoi kërcënimin me kontratat aktuale në të cilat çmimi i gazit është i lidhur me atë të naftës. Deklarata e tij në televizionin shtetëror rus vjen ndërsa vendet e BE-së debatojnë nëse do të vendosin një kufi çmimi për gazin natyror si një masë kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike. Një vendim për të kufizuar çmimin e naftës tashmë u miratua dhe do të hyjë në fuqi nga fillimi i dhjetorit.
Disa shpërthime u dëgjuan herët këtë mëngjes në Kiev - një javë pas sulmeve ruse në qytet. Sipas Andrij Ermak, kreut të zyrës së presidentit ukrainas, qendra e kryeqytetit u godit nga dronët kamikaze. Nuk ka të dhëna për viktima. Presidenti Vollodimir Zelenski njoftoi për luftime intensive midis forcave ruse dhe ukrainase rreth dy qyteteve në rajonin Doneck në Ukrainën Lindore.
Ish-komandanti i forcave amerikane në Evropë, Gjen. Ben Hoxhis parashikoi se Gadishulli i Krimesë i pushtuar nga Rusia mund të çlirohet deri në verën e vitit të ardhshëm. “Situata e rusëve po përkeqësohet çdo javë”, tha ai në një intervistë për “Frankfurter algemajne cajtung”.
Ushtarët rusë pushkatuan një dirigjent ukrainas në shtëpinë e tij pasi ai refuzoi të merrte pjesë në një koncert në Herson të pushtuar, njoftoi Ministria e Kulturës e Ukrainës. Jurij Kerpatenko nuk pranoi të drejtojë në shfaqjen e shpallur nga pushtuesit si një demonstrim i të ashtuquajturit përmirësim të jetës paqësore në Herson. “Kur territoret tona çlirohen, do të mësojmë për dhjetëra e qindra histori të tilla të tmerrshme”, komentoi shkrimtari ukrainas Oleksandër Mihed, i cili iu bashkua ushtrisë në fillim të luftës.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..