Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev: Vendet e BE-së duhet të jenë në gjendje të përdorin burimet e tyre energjetike në mënyrë optimale

Presidenti Rumen Radev
Foto: BGNES

Në muajt kritikë të ardhshëm, është e nevojshme që vendet të ruajnë autonominë e tyre energjetike dhe të kenë mundësinë të përdorin në mënyrë optimale burimet e tyre energjetike në përputhje me kërkesat aktuale evropiane. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një video-konferencë me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Biseda është pjesë e përgatitjeve për samitin e ardhshëm të BE-së më 20 dhe 21 tetor.

Para kësaj, Komisioni Evropian pritet të propozojë masa për përballimin e krizës energjetike. Në bisedë, Radev theksoi se në sfondin e thellimit të paqëndrueshmërisë ekonomike dhe sociale për sezonin e ardhshëm të ngrohjes, është e rëndësishme të garantohet siguria energjetike për qytetarët dhe bizneset në BE.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prokurorët nga Ballkani diskutojnë në Sofje për luftën kundër krimit kibernetik

Bashkëpunimi shumëpalësh ofron mundësi që, në kushte barazie midis pjesëmarrësve, të arrihen zgjidhje të përbashkëta, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë hapjes së Forumit të Katërt të Prokurorëve të Përgjithshëm nga vendet ballkanike në Sofje. Ai..

botuar më 25-10-06 12.44.MD

Plovdiv është mikpritës i një forumi për turizmin e verës

Më 6 dhe 7 tetor në Plovdiv po zhvillohet Konferenca e 9-të Globale për Turizmin e Verës. Organizatorë janë Ministria e Turizmit në partneritet me Organizatën Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara (UN Tourism). Në diskutime, temat kryesore..

botuar më 25-10-06 9.53.PD

Fshati Momçillovci prezantoi kosin bullgar në Shangai

Një enë balte dhe një kovë druri nga fshati Momçillovci janë pjesë e ekspozitës në Muzeun e Kosit, i cili u hap së fundmi në Shangai, bëri të ditur për BTA kryetarja e fshatit të malit Rodopa , Sijka Surkova. Në qytetin kinës përfaqësues të fshatit..

botuar më 25-10-06 7.50.PD