Norma vjetore e inflacionit u përshpejtua për të 19-in muaj radhazi dhe arriti në 18.7 për qind në shtator krahasuar me 17.7 për qind në gusht, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Ky është niveli i tij më i lartë që nga viti 1998, kur vendi ynë po dilte nga një periudhë hiperinflacioni.
Inflacioni mujor është 1.2 për qind, dhe inflacioni nga fillimi i vitit arrin 14 për qind. Në shtator, çmimet e arsimit u rritën më së shumti - me 5.4 për qind, pasuar nga çmimet e banesave, ujit, rrymës, gazit dhe lëndëve djegëse të tjera - me 4.2 për qind, dhe produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike - me 2.3 për qind. Në të njëjtën kohë, shpenzimet për argëtim dhe kulturë ranë me 4.6 për qind, për transport me 2.9 për qind dhe për komunikim me 1.8 për qind.
Indeksi i çmimeve për mallrat dhe shërbimet nga shporta e vogël u rrit me 2.9 për qind krahasuar me një muaj më parë dhe me 17.4 për qind që nga fillimi i vitit.
Inflacioni vazhdon të tejkalojë rritjen e të ardhuraveShitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Bullgaria mund të përmbushë kriterin e konvergjencës për stabilitetin e çmimeve, i kërkuar për anëtarësimin në eurozonë, që në janar 2025 dhe të..
Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, krahasuar me një mesatare prej 24% për Bashkimin Evropian, dhe vetëm 24% kursejnë para, sipas një sondazhi të agjencisë..