Kisha Ortodokse Bullgare nderon sot shenjtoren bullgare Zllata Mëglenska, e cila jetoi në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të. Babai i Zllata Mëglenskës, ka qenë një fshatar i thjeshtë. Sipas legjendës, ajo ka pasur një bukuri të jashtëzakonshme fizike dhe shpirtërore. Zllata Mëglenska është shquar edhe për devotshmërinë, përulësinë dhe zemrën e saj të pastër.
Legjenda për jetën e saj tregon se vajza është rrëmbyer nga një turk i ri i cili i ka kërkuar që të heqë dorë nga besimi dhe të martohet me të. Besnike ndaj Zotit, ajo ka vdekur pas torturave të gjata.
Shën Zllata Mëglenska konsiderohet si mbrojtëse e grave bullgare jashtë vendit. Në disa prej ikonave ajo është paraqitur e veshur me kostume popullore.
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..
Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...
Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..