Ministria e Drejtësisë përgatiti të gjitha projektligjet e nevojshme për zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes. Më 20 tetor skadon afati për diskutim publik të Ligjit kundër Korrupsionit, bëhen vërejtje, pas së cilës vjen debati në parlament. Në fund të javës pritet qëndrimi i Komisionit të Venecias për projektligjin e përgatitur nga ish-ministrja e drejtësisë Nadezhda Jordanova për kërkimin e përgjegjësisë penale nga kryeprokurori. Këtë e tha për BNR ministri i drejtësisë Krum Zarkov. Ai vuri në dukje se qeveria e përkohshme ishte angazhuar për krijimin e një agjencie të pavarur për korrupsionin e nivelit të lartë, e cila të ketë funksione hetimore. Sipas tij, që komisioni i ri të jetë efektiv, duhet të merret vetëm me korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit dhe ndjekjen e tij penale, pasi kritika kryesore e KE-së ndaj Bullgarisë është se nuk ka të dënuar për këtë lloj krimi. Zarkov tha gjithashtu se me përbërjen aktuale të Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk duket reale të kërkohet përgjegjësi nga kryeprokurori Ivan Geshev.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..