Për 5 vitet e fundit, numri i nxënësve në Bullgari, të angazhuar në arsimit dual, u rrit nga 350 në 10 450. Ky është rezultat i përmirësimit të ndërveprimit midis institucioneve arsimore dhe bizneseve, si dhe ndryshimeve legjislative që lejojnë nxënësit nga klasat 11 dhe 12 të përfshihen në punën e kompanive kundrejt shpërblimit të kontratës së punës. Këtë e bëri të ditur zëvendësministrja e arsimit Marija Gajdarova në Plovdiv. Aty po mbahet takimi rajonal “Biznesi për Arsimin” për projektin për trajnim dual sipas modelit austriak. Më shumë se 700 punëdhënës shprehën tashmë dëshirën e tyre për t’iu bashkuar projektit, njofton BNR Plovdiv.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..