Në moshën 92-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, u largua nga ne shkrimtari i madh bullgar Anton Donçev, transmetoi BTA. Anton Donçev ishte i njohur në vendin tonë dhe në mbarë botën për romanin e tij historik “Koha ndarëse”. Ai vëzhgonte me dhimbje ngjarjet politike në Bullgari vitet e fundit, të cilat e sollën krizën aktuale në qeverisjen e vendit tonë. “Nuk mund të kesh zemër bullgare dhe të mos të vijë keq për atë që po ndodh”, theksoi ai kohë më parë në një intervistë për bTV. “Ne flasim keq, ftohtë, pa zemër dhe kjo nuk është gjuha jonë”, komentoi shkrimtari.
Ai lindi më 14 shtator 1930 në Burgas. Më 1948 mbaroi shkollën e mesme në Tërnovo dhe u regjistrua për drejtësi në Universitetin e Sofjes. Ai u diplomua në vitin 1953, punoi për një kohë si gjyqtar në kryeqytetin e vjetër, më pas hoqi dorë nga posti prestigjioz dhe iu përkushtua shkrimit. Kështu, disa vite më vonë, u shfaq romani i tij i parë historik, "Një përrallë për kohën e Samuilit, për Samuilin dhe vëllain e tij Aaronin, për djemtë e tyre Radomir dhe Vlladislav, për fshatarin Zhitan dhe plakun Gorazd i Urti dhe për shumë njerëz të tjerë që kanë jetuar para nesh”, botuar në vitin 1961. Libri i tij i dytë, “Koha ndarëse”, u botua në vitin 1964 dhe u shkrua në vetëm 41 ditë, siç vëren vetë autori. Romani, i cili tregon për islamizimin dhe turqizimin e detyruar të një pjese të konsiderueshme të popullsisë së krishterë bullgare në Rodope në shekullin e 17-të, u përkthye dhe u botua jashtë vendit. Në bazë të tij në vitin 1987 u krijua edhe filmi “Koha ndarëse”, në dy pjesë me nëntituj “Kërcënimi” dhe “Dhuna” me regji të Ljudmill Stajkovit. Në qershor 2015, në një anketë të gjerë të audiencës së Televizionit Kombëtar Bullgar, "Koha ndarëse" u zgjodh si filmi më i preferuar i shikuesve bullgarë.
“Magjistari i fjalës, kalorësi i librit, ruajtësi i urtësisë – Akademiku Donçev ishte i pranishëm në botën tonë me dritën e tij si erudit, shkrimtar dhe personazh publik”, theksoi presidenti Rumen Radev në ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e shkrimtarit të madh bullgar.
Kreu i shtetit vuri në dukje gjithashtu se Atdheu ynë po ndahet me një person të ndritur, bota poetike e të cilit është shembull i këmbënguljes në mbrojtjen e themeleve shpirtërore të Bullgarisë. “Takimet tona personale dhe besimi i tij tek unë do të jenë një argument frymëzues për mua që të vazhdoj të mbroj dinjitetin e Bullgarisë”, tha gjithashtu kreu i shtetit.
Kanë kaluar 116 vjet që nga 22 shtatori i vitit 1908, kur Bullgaria zuri vendin e saj të barabartë midis vendeve të tjera të pavarura të Evropës në atë kohë. Ndonëse, ndryshe nga Bashkimi, shpallja e Pavarësisë ishte një akt tërësisht politik, kjo nuk e..
Ai thotë se ka kohë që nuk ndihet i huaj në Bullgari. Kjo është shtëpia e tij, ai e di bullgarishten dhe, si shumica e bashkatdhetarëve tanë, është i emocionuar për situatën politike në vend. Por pasioni i tij më i madh, ajo që i mbush ditët me dritë..
Bullgarë janë të parët në botë që guxuan dhe arritën të kalojnë nga fundi në fund hapësirën më të paparashikueshme oqeanike - Oqeanin Arktik, me një varkë me vozitje. Stefan dhe Maksim Ivanovi janë baba dhe bir që realizuan edhe më parë ekspedita..
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit..