“Fuqia e muzikës na ndryshon shumë dhe na bën të bukur përbrenda.” Këto janë fjalë të një nga këngëtarëve më të njohur bullgar të muzikës pop Grafa, i cili u prezantoi fansave të tij aranzhimin e ri të një kënge të bukur të realizuar nga ai vite më parë. Kënga është me titull “Mëkati”, ndonëse në tekst thuhet: “O gjumi im i bardhë, nuk ka mëkat në heshtje...”
Autori i muzikës dhe i aranzhimit të këngës është Vlladimir Ampov – Grafa, ai luan edhe në piano. Në mesin e profesionistëve që punuan për realizimin e këngës, shohim edhe emrin Rumen Bojaxhiev – bir, në cilësinë e orkestruesit, si dhe DropDown Community - një orkestër e mrekullueshme dhome e përbërë nga muzikantë të rinj.
Ja se çfarë ka shkruar nën videon zyrtare të këngës një prej këngëtarëve tanë më të talentuar të estradës: “Duke kompozuar, imagjinoj foto, botë, imazhe... Doja ta krijoja “Mëkati” tërësisht me instrumente live. Prandaj shkova në një studio të madhe për të regjistruar ekzekutimin tim në piano. Incizimi i këngës më dha një kënaqësi shpirtërore dhe lumturi. Edhe aranzhimin për orkestrën e harqeve e bëra me shumë thellësi dhe dinamikë në linjat melodike. Fjalët janë të babait tim Kirill Ampov. Për mua, ky është një nga tekstet e tij më të bukura!”
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”