Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet me partitë e përfaqësuara në parlament para dorëzimit të mandatit të parë për formimin e kabinetit. Përfaqësuesit e forcës më të madhe parlamentare GERB-SDS u takuan të parë me kreun e shtetit.
“Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të formuar një qeveri deri në kufirin e vetëruajtjes, edhe pak përtej saj, por pa u depersonalizuar fare”, premtoi nënkryetari i GERB-it, Tomisllav Donçev. Desisllava Atanasova tha se GERB-SDS ka ekspertët e nevojshëm për të formuar një kabinet. Ata presin që grupet e tjera parlamentare të mendojnë dhe të mbledhin një shumicë për të formuar një qeveri.
Masat antikrizë të propozuara nga GERB-SDS janë vazhdimi i kompensimeve për bizneset, lënia e konsumatorëve vendas në tregun e rregulluar të energjisë elektrike edhe për disa vite dhe organizimi i një ankandi për furnizime afatgjatë me gaz.
Forca parlamentare mirëpret propozimin e paraqitur nga qeveria e përkohshme për të blerë më shumë avionë luftarakë F-16.
Daniell Mitov bëri thirrje për t’u dhënë fund deklaratave se ofrimi i ndihmës teknike ushtarake për Ukrainën do të na futë në luftë. Sipas tij, kjo i shqetëson partnerët e NATO-së sepse “këto sinjale nuk i lejojnë ata të na vlerësojnë si anëtarë të përgjegjshëm të Aleancës”.
Presidenti u përgjigj se në asnjë samit nuk ndjeu një aluzion në këtë drejtim dhe bëri thirrje për t’iu qasur me kujdes idesë së pajisjes së Ukrainës me armë të vjetra për të marrë të reja në këmbim. Ai paralajmëroi se ripaisja kërkon kohë.
Konsultimet e presidentit vazhdojnë.
Forcat politike në parlament janë të vetëdijshme për nevojën e formimit të qeverisëTë premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohet vranësirë grumbulluese. Në shumë zona, kryesisht në Bullgarinë..
Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe pret një konsensus në takimin e sotëm në Luksemburg për hyrjen e Bullgarisë në еurozonë, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. "Unë besoj se hyrja e Bullgarisë në еurozonë do të jetë..
Brenda pak javësh, një anije tjetër me tuba për Korridorin Vertikal të Gazit do të mbërrijë në portin e Burgasit, njoftoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në Forumin e Lidhshmërisë Burgas 2025. Eventi mblodhi së bashku diplomatë, ministra dhe..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen..
Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe pret një konsensus në takimin e sotëm në Luksemburg për hyrjen e Bullgarisë në еurozonë, njoftoi korrespondentja..