Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në pritje të hapjes së Klubit Kulturor Maqedonas në Bllagoevgrad

| rinovuar më 22-10-27 11.15.PD
Radosllav Taskov
Foto: Radio Bllagoevgrad

Hapja e ardhshme e Klubit Kulturor Maqedonas më 30 tetor në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore) nuk duhet të provokojë tensione, tha për BNR Radosllav Taskov, kryetar i këshillit bashkiak të qytetit. Ai shpreson se pushtetarët në Maqedoninë e Veriut nuk do të lejojnë që klubi të provokojë tensione në marrëdhëniet me Bullgarinë.

Klubi financohet nga Lëvizja Ndërkombëtare Maqedonase për të Drejtat e Njeriut në Kanada. Është regjistruar në vitin 2019 nga “Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave Themelore Individuale të Njeriut”. Sipas Radio Bllagoevgrad, aktualisht ka një procedurë ligjore kundër regjistrimit.

Në mesin e të ftuarve në hapjen e klubit të quajtur "Nikolla Vapcarov" janë edhe nipat e poetit bullgar - Maja dhe Nikolla Vapcarovi. Ata theksuan për BNR se paraardhësi i tyre nuk është deklaruar maqedonas dhe se nuk ka asnjë lidhje me Maqedoninë e sotme të Veriut.

Ndërkaq, Kryetari i Bashkisë së Bllagoevgradit, Illko Stojanov, doli me qëndrim për hapjen e paralajmëruar të Klubit Kulturor Maqedonas në qytet. Ai theksoi sebashkia as e ka ndaluar dhe as lejuar këtë ngjarje private, ku kryebashkiaku nuk do të marrë pjesë.

Foto: BGNES

Bllagoevgrad ka pasur tradicionalisht marrëdhënie të mira me komunat në Maqedoninë e Veriut dhe po e ndërton këtë partneritet në frymën e drejtësisë dhe mirëkuptimit. Njerëzit në të dy anët e kufijve janë gjithashtu në marrëdhënie shumë të mira. Në qytetin e Bllagoevgradit ka pasur gjithmonë një frymë mikpritjeje dhe ai është një qendër e kulturave të ndryshme pa i kundërshtuar ato. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të mirëseardhur në Bllagoevgrad, përderisa ata nuk e kthejnë qytetin tonë në fushë të opozitës, urrejtjes dhe shprehjes politike, thotë Stojanov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD

Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda janë destinacionet e preferuara për emigracion nga bullgarët

8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..

botuar më 24-10-22 4.11.MD
Marcelo Tarapov

Kundëradmirali Marcelo Tarapov: Bullgaria dhe Argjentina po zhvillojnë një aktivitet të frytshëm të përbashkët në Antarktidë

Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..

botuar më 24-10-22 7.30.PD