Pas riparimeve dhe restaurimeve të mëdha, u rimëkëmb shkolla në fshatin Shiroka Llëka. Shkolla, e ndërtuar në 1888, rihap dyert e saj, por këtë herë si Muze i Spiritualitetit. Ai paraqet artefakte, dokumente dhe fotografi që lidhen me historinë e Shiroka Llëkas. Vizitorët mund të shohin edhe eksponate unike nga krishterimi i hershëm.
Shkolla “Shën Pantalejmon” është ndërtuar me 22 000 lira, të mbledhura si donacione nga mjeshtrit vendas Kostadin Bozov dhe Vasil Bellogashtev - Kjotata. Ndërtesa ka mure të pjerrëta nga brenda, falë të cilave arrin t'u mbijetojë fatkeqësive natyrore. Në vazhdim të 30 vjetëve, shkolla ishte braktisur, për shkak të rinovimeve që kishin filluar, por u pezulluan gjatë socializmit. Restaurimi i ndërtesës, e cila është në pronësi të Mitropolisë të Plovdivit, kushton mbi 700 000 leva.
Shkolla ndodhet në oborrin e kishës “Fjetja e Hjylindëses Mari”, e cila ka një histori heroike. Është ndërtuar për 38 ditë nga banorët vendas në pranverën e vitit 1834, kur tokat bullgare ishin ende brenda kufijve të Perandorisë Osmane, pas lejes së posaçme të Mahmudit të Parë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në prag të sezonit më aktiv veror, i cili tek ne zgjat jo më shumë se dy muaj – korrik dhe gusht – u konstatua se sektori është relativisht i qetë. Rezervimet janë të mira dhe parashikimet për një rritje prej 6% krahasuar me vitin e kaluar në kulmin e..
Bullgaria është vazhdimisht ndër destinacionet më të përballueshme në Evropë. Kjo është vënë re nga Times of India në një botim cituar nga Forbes Bulgaria për shtatë vendet më të lira evropiane që çdo udhëtar me një buxhet të kufizuar duhet të..
Burgasi , si një destinacion i arritshëm dhe tërheqës për turistët nga Turqia - ky është hapi tjetër për të tërhequr mysafirë nga fqinji ynë jugor në qytetin bregdetar dhe rajonin, njoftoi administrata komunale. Bullgaria është destinacioni..