Presidentët e Bullgarisë dhe Moldavisë Rumen Radev dhe Maja Sandu morën pjesë në kremtimin solemn të Ditës së Bullgarëve Besarabië në Universitetin Shtetëror të Taraklisë “Grigorij Cambllak". Radev theksoi se është e rëndësishme që rrethi Taraklia të mbetet administrativisht i pavarur gjë që e has mbështetjen e Kishenevit. Ai pret që të gjendet një zgjidhje për të ardhmen e universitetit, i cili është qendër shpirtërore dhe simbol i komunitetit bullgar në Moldavi. Me gjithë sprovat, tashmë dy shekuj komuniteti mbron identitetin e tij etnik, gjuhësor dhe kulturor.
“Bullgaria mbështet fuqishëm rrugën e Moldavisë drejt BE-së dhe sa më shpejt që vendi të bëhet pjesë e bashkimitt, të gjithë do të jemi bashkë në familjen e madhe evropiane dhe do të kemi mundësi edhe më të mëdha për afrim dhe bashkëpunim”, theksoi presidenti.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..