Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut u gjobit nga UEFA me 14 500 euro për shkak të sjelljes së tifozëve të kombëtares gjatë ndeshjes me Bullgarinë në turneun e Ligës së Kombeve në Shkup.
Para fillimit të ndeshjes, himni kombëtar bullgar u shoqërua me fishkëllime nga tribuna në stadiumin “Toshe Proeski”, për të cilën Maqedonia e Veriut u gjobit me 10 mijë euro. 4500 të tjera është gjoba për objektet e hedhura nga tifozët vendas.
Futbollisti maqedonas Todor Todoroski, i cili mori karton të kuq për një faull shumë të rëndë ndaj futbollistit bullgar Marin Petkov, u suspendua me një ndeshje.
Bullgaria fitoi 1:0 në Shkup me golin e Kirill Despodov dhe përfundoi e dyta në Grupin C4 me 9 pikë, dy më shumë se Maqedonia e Veriut.
Kombëtarja bullgare e futbollit mundi Maqedoninë e Veriut në një ndeshje të Ligës së KombeveKombëtarja e volejbollit të Bullgarisë siguroi vendin e parë në grupin E të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi fitoi edhe ndeshjen e tretë të fazës së grupeve. Në Manilë, bullgarët të drejtuar nga trajneri italian Gianlorenzo..
Nënkampioni ynë 18-vjeçar në Formula 3 për sezonin 2025, Nikolla Collov, do të garojë vitin e ardhshëm në Formula 2 me ekipin me të cilin arriti sukseset më të mëdha – Campos Racing. Në vitin 2022, Nikolla fitoi titullin në Formula 4 spanjolle me..
Volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar luajtën një tjetër ndeshje interesante nga Grupi E në Kampionatin Botëror në Filipine. Djemtë e Gianlorenzo Blenginit mposhtën ekipin e fortë të Sllovenisë, i cili është nr. 6 në renditjen botërore, me 3:2..