Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia sulmoi me raketa qytetet ukrainase

Foto: Pexels

Ditën e hënë filloi me një tjetër sulm masiv me raketa ruse në qytetet e Ukrainës. Të paktën dhjetë sulme u kryen kundër kryeqytetit Kiev. Shpërthime u dëgjuan në rajonet Harkiv, Krivoj Rog, Zaporozhie, Çerkask dhe Vinice, transmeton UNIAN.

Kjo ndodhi pas një sulmi me dronë ndaj anijeve ruse në portin e Sevastopollit, për të cilin pala ruse fajësoi Ukrainën. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, në përgatitjen e sulmit morën pjesë specialistë britanikë që trajnuan ushtarakët e Qendrës Speciale të 73-të të Ukrainës për Operacione Detare. Sipas Moskës, e njëjta ndarje qëndron pas shpërthimit të gazsjellësve “Rryma Veriore 1” dhe “Rryma Veriore 2” më 26 shtator, njoftoi korrespondenti ynë Angel Grigorov nga Moska. Londra i mohoi këto akuza.

Pas këtij sulmi Rusia lajmëroi OKB-në se po pezullon zbatimin e marrëveshjes së grurit për një periudhë të pacaktuar kohore dhe kërkoi që një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të thirret më 31 tetor.

Ndërkohë, Ukraina, Turqia dhe OKB-ja  ranë dakord për një plan për të lëvizur 16 anije përgjatë Korridorit Humanitar Detar të Detit të Zi më 31 tetor, si pjesë e Iniciativës së Drithërave  përmes Detit të Zi. 6 anije me mbi 186 mijë tonë drithë për Holandën, Britaninë e Madhe, Algjerinë, Xhibutin, Egjiptin dhe Turqinë u nisën të hënën në mëngjes nga 3 portet e Ukrainës, njoftoi Reuters.

Më shumë se 200 anije mallrash janë praktikisht të bllokuara për shkak të refuzimit të Rusisë për të përmbushur marrëveshjen për eksportin e grurit nga portet e Ukrainës, njoftuan nga Kievi.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar në funeralin e Papa Françeskut

Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në Romë, Itali, njoftoi shërbimi i shtypit i kabinetit. Në delegacion përfshihen edhe..

botuar më 25-04-26 4.55.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell dhe pothuajse i qetë. Pas mesditës do të përhapen re me shi. Në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra të..

botuar më 25-04-25 7.35.MD
Ministri i asimit dhe shkencës Krasimir Vëllçev

Qytetarët organizojnë protestë kundër lëndës së detyrueshme "Fe" në shkollë

Një protestë me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev dhe anulimin e idesë së Ministrisë së Arsimit për mësim të detyrueshëm të lëndës "Feja dhe Virtytet" po organizohet në rrjetet sociale, njoftoi gazetari i Radios Kombëtare..

botuar më 25-04-25 4.11.MD